http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga kjo e diele, kushdo që do të parkojë në rrugët e qendrës së Tiranës, nuk do te ketë nevojë të kërkojë punonjësin e bashkisë për të paguar biletën. Këtë mund ta bëjë atë vetëm me një SMS. Prezantimin e skemës se si funksionon e ka bere vete kryebashkiaku Veliaj. ?Jemi ndoshta i vetmi kryeqytet në Europë, i cili nuk e ka modernizuar sistemin e parkimit. Të parkosh me para në dorë nuk është as transparente, por as moderne. Pothuaj të gjithë qytetarët, sidomos ata që kanë makinë, e kanë patjetër edhe një celular. Ndaj, nga sot shkojmë në një sistem modern pagimi për parkimin, ku mjafton që të çosh me SMS targën në nr. 50500 dhe automatikisht e ke paguar për një orë në zonën A, e cila përfshin qendrën e Tiranës?. Ai sqaroi se në momentin kur orari i parkimit të paguar mbaron, atëherë qytetari njoftohet me SMS dhe do të ketë mundësi që ta siguroje edhe për një orë tjetër vendin ku ndodhet. ?Në mënyrë elektronike, 15 minuta përpara mbarimit të orës qytetarit i vjen një SMS, e cila e njofton se po i mbaron koha; pra, a doni ta lironi vendin për dikë tjetër apo do të paguani edhe për një orë tjetër? Kjo është mënyra e vetme se si në një qytet me 200 mijë makina dhe 4 mijë vende parkimi, mundohemi të racionalizojmë vendet e parkimit. Duke shtuar opsionin e pagesës elektronike, sot jemi në nivelin e shumicës së kryeqyteteve moderne evropiane, ku të gjitha pagesat bëhen në mënyrë elektronike?. Kreu i bashkisë bëri të ditur se ky projekt po pilotohet fillimisht në disa nga rrugët kryesore të Tiranës, për t?u shtrirë më pas në të gjithë kryeqytetin.