http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
jë shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e së shtunës qytetin e Burrelit. Një sasi eksplozivi shpërtheu në një magazine mielli në lagjen "Pjetër Budi". Depoja u dëmtua ne murin anësor, e cila është ne pronësi te ish-nenkryetarit te Bashkisë Burrel, Mexhit Sina. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, saqë ka thyer edhe xhama të ndërtesave përreth.I kontaktuar nga Vizion Plus, Sina tha se shënjestra nuk ka qenë ai, pasi shpërthimi ka ndodhur në një hapësire ngjitur me një biznes tjetër. Ai mohon të ketë konflikte me persona të tjerë, që mund të kenë qenë motiv për vendosje tritoli. Policia shoqëroi disa persona, te cilët mund te kene dijeni per ngjarjen kriminale.