Çuçi: Protesta, kundër vetingut - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për ministrin Bledi Çuçi, opozita në të vërtetë nuk ka dalë në protestë për garantimin e zgjedhjeve të lira të 18 Qershorit, pasi nëse do të ishte kështu, do ishte pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ai është i bindur se qëllimi është bllokimi i zbatimit të vettingut, element kyç për reformën në drejtësi.Bledi Çuçi nuk pranon të flitet për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, tezë e hedhur nga disa eksponentë të opozitës. Uljen në tavolinën e negociatave mes krerëve të partive kryesore politik, për të dalë nga ngërçi politik, ministri i qeverisë ?Rama? nuk e sheh si opsion.Opozita vijon të qëndrojë në shesh, në ditën e nëntë të protestës, me kërkesën e ngritjes së një qeverie teknike, e cila do të garantojë zgjedhje të lira. Ditët e fundit, kryetari Basha ka ashpërsuar thirrjet për radikalzim të aksionin opozitar, gjë e cila i ka kushtuar një padi nga ana policia, për nxitje të akteve të dhunshme dhe destabilitet.

Free Traffic Exchange