Report TV - Peticion pro Vettingut, mijëra firma në 2 ditë:Duam Reformën

2017-06-04 0

TIRANE-Mijra qytetarë kanë firmosur në dy ditët e fundit peticionin e shoqërisë civile, që politika të miratojë sa më parë komisionet për zbatimin e ligjit të Vetingut.

Me tenda të ngritura anembanë vendit, 50 organizata të shoqërisë civile do të mbledhin 1 milionë firma për tia dorëzuar më pas peticionin institucioneve dhe partive politike për zbatimin e Vetingut.

Organizatorët pohojnë se vetëm në një pikë janë mbledhur rreth 2 mijë firma.

?Do të thoja se nga ora 10:00 deri në orën 12:00 kanë firmosur rreth 2 mijë qytetarë?.

?Reforma në Drejtësi i intereson popullit të thjeshtë se kjo drejtësi e kalbur nuk mund të quhet drejtësi. Drejtësi që blihet?.

?Është në interes të shqiptarëve kjo reformë, në interes të atyre që janë pa punë, që kanë për të marrë pronat?.

?Nuk është një përgjigje as për majtas e as për djathtas, është një përgjigje për ata që janë në çadër, tu thei që duhet Vettingu?.

Në Tiranë siç shihet edhe në fotot e video e mëposhtme ka një dyndje të qytetarëve që firmosin Pro Reformës.

Ndërkohë stenda të ngritura në të gjitha qytetet e Shqipërisë kanë nisur prej ditës së djeshme mbledhjen e firmave nga qytetarët për të dëshmuar mbështetjen Pro Reformës dhe për të dhënë një mesazh parlamentit dhe institucioneve të tjera që të mos e pengojnë këtë reformë.

Free Traffic Exchange