Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN
Albana, një bullgaro-shqiptare që ka ëndërr të bëhet police erdhi në emisionin ?E Diela Shqiptare? në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? për të thyer murin prej ?akulli? që e pengon realizimin e dëshirës së saj. Ajo është 17 vjeçe dhe në familje ka 11 anëtarë, pra një familje e madhe në ditët e sotme. Albana sot vendosi të ftojë në emision mamanë e saj, për t?i dhënë një mesazh.
?Mami është shumë tip i ftohtë me mua, sa herë që unë i them për diçka ajo ndryshon gjithmonë temë, pra nuk më dëgjon deri në fund. Ajo është një person që ka vuajtur shumë për të arritur këtu ku është sot dhe ndoshta kjo e bën të jetë disi e ftohtë me mua. Unë me të nuk është se kam shumë dialog siç mund të flasë një nënë me bijën e saj. Ajo në fakt kështu sillet me të gjithë. Është shumë e ftohtë.?
Ajo do ta dëshironte mamanë e saj që ta dëgjonte për çdo gjë, ta kuptonte të bijën për dëshirat, gabimet dhe problemet që mund të hasë në jetën e saj dhe aq më tepër një vajzë që është ende adoleshente. Albana nuk mund ta konsiderojë dot shoqe mamanë për shkak të karakterit që ajo ka. Si çdo e re që ka ëndrra për jetën edhe Albana e ka një të tillë. Ajo dëshiron të bëhet police, por mamaja nuk e pëlqen fare këtë fakt. Ka zgjedhur të bëjë një sakrificë për të, por me një kusht? Nëse heq dorë nga ëndrra e saj për tu bërë police, i kërkon mamasë të jetë më e ngrohtë dhe më e afërt me të.
?Unë nuk është se i kërkoj shumë mamit, thjesht të sillet sa më ëmbël me mua dhe të më dëgjoj deri në fund për atë që kam për t?i thënë. Unë ia kam thënë gjithmonë asaj, që pse sillesh kështu me mua, por ajo ose ndërron temë ose largohet nga dhoma tjetër.?
Mamaja e Albanës, Remzia vjen në studion e ?E Diela Shqiptare? në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? për të dëgjuar mesazhin që i ka bërë vajza e saj.
?Mami, e di që çuditesh që më sheh sot këtu, por unë kam ardhur për të kërkuar që të sillesh sa më mirë me mua dhe të më dëgjosh deri në fund, atë që kam për të të thënë dhe jo të më anashkalosh. Të lutem nëse mundesh ta bësh këtë gjë! Të lutem pranoje edhe ëndrrën time për tu bërë police. Unë të jam mirënjohëse për jetë dhe më fal që nuk të kam kuptuar më përpara të gjitha ato që ke bërë për mua, por sot që u rrita i kam kuptuar të gjitha dhe të kërkoj shumë ndjesë.?
Asgjë nuk ka më shumë rëndësi për Albanën se sa dashuria dhe ngrohtësia e mami Razijes. Nga sot gjërat do jenë më ndryshe mes tyre, pasi Razija premtoi në studion e ?E Diela Shqiptare? se do të dalë më shpesh me vajzën për shëtitje dhe do ta ketë më shumë shoqe sesa vajzë.