Report TV - Vettingu, Basha për Report Tv: Qeveria teknike, kush i pakontestueshëm

2017-06-04 3

Kreu i opozitës Lulzim Basha në një prononcim për Report Tv në lëvizje nga bulevardi ''Dëshmorët e Kombit'' është shprehur se ligji i vettingut do të zbatohet vetëm pas krijimit të qeverisë teknike.

Ai është shprehur se qeveria teknike mbetet kusht i pakontestueshëm i opozitës.

''Qeveria teknike është një kusht i pakontestueshëm. Pas qeverisë teknike, do i hapim rrugë zbatimit të vettingut'',-është shprehur Basha për gazetaren e Report Tv, Elona Gjylmi.

Ndërsa për sa i përket padisë së Policisë së Shtetit për nxitje të dhunës, Basha u shpreh se kjo padi është bërë thjesht dhe vetëm nga frika e vettingut.