Report TV - Peticion pro Vettingut,Veliaj:1 mln firma të zhbllokojmë punët publike

2017-06-04 0

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj firmosi peticionin e iniciuar nga 50 organizata të Shoqërisë Civile në mbështetje të Reformës në Drejtësi dhe të ligjit të vettingut.

Në fjalën e tij, Veliaj shprehu besimin se peticioni do të arrijë që të mbledhë 1 milionë firma nga qytetarët, ndërsa theksoi se drejtësia aktuale ka bllokuar apo vonuar mjaft nisma të Bashkisë së Tiranës për punët publike.

?Unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që ne të kemi 1 milionë firma për vettingun dhe reformën në drejtësi si një mënyrë për t?i hapur rrugën punëve në këtë qytet, punëve që janë bllokuar nga njerëz që me pak para paguajnë gjyqtarin për të penalizuar komplet qytetin e Tiranës. Më gëzon fakti që njerëz familjarë e kuptojnë që paja që mund t?i lënë fëmijëve të tyre është një Shqipëri më e drejtë, një Tiranë më e drejtë .Qyteti bashkia nuk bllokohet më nga këto ankande në gjykata që kush paguan më shumë ka të drejtë. Dua të falenderoj qytetarët për këtë angazhim dhe dua t?i ftoj që në ditët në vijim ne të kemi 1 milionë firma për vettignun, 1 milion firma që zhbllokojnë gjithë punët publike në Tiranë që Tirana të ecë përpara. Kush e do Shqipërinë nuk ka nevojë të thotë ?o sa mirë me qenë shqiptar?. Të qenit i mirë shqiptar sot është të duash drejtësinë?, tha Veliaj.

Free Traffic Exchange