Ora News – Veliaj firmos ‘vettingun’: S’do rrimë peng i një minorance të zhurmshme

2017-06-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku, Erion Veliaj, hodhi sot firmën në peticionin e ndërmarrë nga shoqëria civile për mbledhjen e 1 milionë firmaqve për vettingun.
Veliaj apeloi qytetarët ti bashkohen kësaj nisme, për ti dhënë fund ankandeve nëpër gjykata ku drejtësia e blen ai që ka.
Kryebashkiaku komentoi edhe protestën e opozitës, kur tha se një minorancë e zhurmshme në një çadër të ngujuar mundohet ti imponohet një shumice të heshtur.
Por ai siguroi se kjo nuk mund dhe nuk ka për të ndodhur.
Veliaj: Unë e provova tek Këndi i Lodrave, u bë aq shumë zhurmë nga një grup i vogël njerëzish saqë mendohej se kush bënte më shumë zhurmë ka të drejtë. Një minorancë e zhurmshme iu imponua për disa ditë një shumice të heshtur. Besoj se është i njëjti rast sot, një minorancë e zhurmshme në një çadër të ngujuar mundohet ti imponohet një shumice të heshtur. Besoj që shumica e heshtur e ka fjalën sot, besoj se ne do të kemi 1 milion firma për vettingun, për reformën dhe për tu siguruar që gjykatat tona nuk janë një ankand dhe për tu siguruar që familjet, qyteti, bashkia, punët publike nuk bllokohen më nga këto ankande që zhvillohen në gjykata ku kush paguan më shumë ka të drejtë, kjo nuk mund të vazhdojë më.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-firmos-vettingun-sdo-rrime-peng-i-nje-minorance-te-zhurmshme/