Ora News - Thirrjet e Bashës për dhunë, Manja: Deligjitimohet aksioni opozitar

2017-06-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Thirrjet e kreut të PD, Lulzim Basha për dhunë, deputeti i PS, Ulsi Manja i shikon si deligjitimim i aksionit opozitar, që nisi me protestën e 18 shkurtit. Në studion e lajmeve të Ora News, Manja tha se qëllimi i protestës së opozitës është bllokimi i vettingut dhe reformës në drejtësi.
Manja: Protesta apo aksioni qytetar i opzitës ka dy krah për të njëjtin qëllim dhe ne e kemi thënë që nëse protestat paqësore në një demokraci meritojnë respekt, braktisja e punimeve të kuvendit nga opozita është është zbulimi i qëllimit të vërtetë të protestës që është bllokimi i vettingut dhe për pasojë zbatimi reformës në drejtësi. Ndërsa thirrjet e Bashës nga çadra për dhunë, për përcarje, për ndasi ndërshqiptarë, janë deligjtimim i këtij aksioni opozitar dhe zbulimi i vërtetë i qëllimit të protestës.
Manja tha se opozita duhe t?i adrsojë të gjitha shqetësimet e saj në Parlament dhe jo në shesh duke bllokuar vettingun.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/thirrjet-e-bashes-per-dhune-manja-deligjitimohet-aksioni-opozitar/