Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Më 24 shkurt të 2017, Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi shqyrtimin e dy kapitujve të fundit nëntën dhe dhjetën të programit ekonomik të Shqipërisë në kuadër të marrëveshjes së mbështetur nga zgjerimi i fondeve të lehtësimit. Përfudnimet e nxjerra nga ky shqyrtim i lejonnë autoriteve të nxjerrin ekuivalentin e një shtese prej 73.2 milionë euro, duke çuar pagesat totale në një ekuivalent prej rreth 377,3 milionë euro me kursin e këmbimit aktual, ose 212.1 për qind të kuotës aktuale të forndit të vendit.
Bordi Ekzekutiv miratoi një marrëveshje 36 mujore për Shqipërinë më 28 shkurt të 2014. Pakti kishte për qëllim rivensosjen e rritjes ekonomike dhe kontrollin e borxhit publik, rritja e shpejtë e të cilit kishte kërcënuar stabilitetin ekonomik, forcimin e financave publike, ruajtjen e stabilitetit financiar, dhe zbatimin e reformave strukturore të fokusuara në përmirësimin e sektorit të energjisë dhe klimës së biznesit.
Pas vendimit të bordit ekzekutiv, zv.menaxheri i përgjithshëm Tao Zhang lëshoi këtë komunikatë:
? Implimentimi i politikave të forta i mbështetur në marrëveshjen e zgjeruar ka ndihmuar Shqipërinë në arritjen e objektivave përsa i përket korrektimit në masë të gjërë të makroekonomisë, çfarë ka ndihmuar në rritjen ekonomike. Në të njëjtën kohë ka krijuar stabilitet në vend. Autoritetet implementuan reforma strukturore, duke treguar se e zotërojnë plotësisht programin. Përkushtimi i vazhdueshëm ndaj axhendës së reformave është çelsi i rritjes ekonomike.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/fmn-per-shqiperine-stabiliet-dhe-rritje-ekonomike/