Policia e Tiranës ka ngritur një padi në drejtim të kreut të opozitës, Lulzim Basha, pas thirrjeve publike ?Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat...... ora t'i marrim zvarrë në këtë shesh...".
Pas këtyre thirrjeve policia ka reaguar me një komunikatë për shtyp, ku thotë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, referoi materialet proceduriale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokrate për thirrje publike për veprime të dhunshme.
Në datë 24 shkurt 2017, rreth orës 12:00, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në çadrën e ngritur, z.Basha, në fjalën e transmetuar drejtpërdrejt në media, ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore.
"Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat...
... ora t'i marrim zvarrë në këtë shesh...", citohet Basha.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Thirrje publike për veprime të dhunshme", parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal, i cili parashikon "Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet"./tvklan.al