Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar të shtunën pak orë pasi Policia e Tiranës ka ngritur një padi pas thirrjeve publike ?Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat?? ora t?i marrim zvarrë në këtë shesh??.
?Tani, sa për lojërat me policinë që do të vijë dhe të ndjekë penalisht kryetarin e opozitës se paska bërë thirrje për luftë. Kjo është patjetër luftë, është luftë për Shqipërinë demokratike, është luftë për Shqipërinë evropiane, është luftë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, është luftë për interesat e çdo qytetari që goditet padrejtësisht nga arroganca e pushtetit,? tha Basha.
Kreu i demokrateve paralajmëroi se ?askënd nuk kemi provokuar, por nëse na provokoni t?a dini se nuk do të qëndrojmë si dele por do t?ju godasim fort.?
?Reagimi im është thirrje për mospranim të së keqes; dhe kur e keqja shkel kushtetutën dhe ligjin për t?u futur në shtëpinë e çdo shqiptari...për të trembur dhe frikësuar qytetarët, do ta hani grushtin në fytyrë,? tha Basha.
Ai tha se kjo nuk ishte thirrje për luftë. ?Ka tjetër format dhe tjetër formulë thirrja për luftë. Po bëra thirrje për luftë, Zoti Rama tre çereku i policisë së shtetit do të vijë e të arrestojnë ty. Do të vijë të të marrë ty, sepse tre të katërtat e policisë së shtetit janë qytetarë të thjeshtë të republikës së Shqipërisë, kanë hequr në shpinën e tyre padrejtësinë, abuzivizmin dhe arrogancën,? tha ai.
Por, Basha tha se ata kishin zgjedhur një rrugë tjetër që i shkon për shtat qytetarisë, demokracisë dhe për të ardhmen perëndimore. ?Kjo është rruga e pjesëmarrjen dhe e bashkimit e vendosmërisë totale, deri në fitore pa kushte të zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie të vullnetit të lirë.?/tvklan.al