Report TV - Meta: Liria e votës të mos vihet në diskutim, me rëndësi dialogu

2017-06-04 0

Gjatë një takimi organizativ me stukturat e partisë në Berat, kryetari i LSI, Ilir Meta ka komentuar sërish protestën e opozitës.

Duke folur përpara mbështetësve të tij në këtë parti, Meta është shprehur se për të nuk është shqetësim rezultati i zgjedhjeve, por anormaliteti i politikës shqiptare.

?Shqetësimi më i madh i imi është dhe i çdo qytetari të Beratit dhe gjithë Shqipërisë është anormaliteti i politikës sonë, vënia në diskutim e stabilitetit politik të vendit dhe e standartit të zgjedhjeve të 18 Qershorit. Një konfliktualitet politik që është kthyer në biznesin më interesant politik, jo vetëm të atyre që janë protagonist të këtij konflikti prej kohësh por edhe të shumë të tjerëve, konflikt që dëmton dhe rrënon çdo ditë në mënyrë të padrejtë imazhin e vendin tonë dhe që godet shpresat e të rinjve e të rejave se ky është një vend normal, një vend europian, një vend që forcon çdo ditë institucionet e tij, është një vend ku nuk duhet të vihet në diskutim liria e votës sepse ky është themeli i çdo vendi demokratik?, tha Meta.

Free Traffic Exchange