Ora News – Kërcënimi nga populizmi, diskutim me akademikë dhe politikanë

2017-06-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Forumi i Tiranës zhvilloi takimin e 4 të tij dhe këtë herë zgjodhi të trajtonte temën e kërcënimit nga populizmi, që sipas organizatorit Henri Cili, ka prekur tashmë edhe Shqipërinë. Në panel morën pjesë Sherefedin Shehu, Gjergj Bojaxhi, deputetët Ervin Bushati dhe Mesila Doda, të cilët ndanë pikëpamje të ndryshme për populizmin.
Forumi i Tiranës zhvilloi takimin e katërt të tij me personalitete të njohur të politikës shqiptare. Këtë herë, sipas organizatorit Henri Çili, tema e zgjedhur, ka të bëjë edhe me situatën aktuale në Shqipëri, pas ngjarjeve të fundit dhe ka të bëjë me kërcënimn ndaj populizmit
Çili: Këtë vit u depolitizuam pak ose u dedjathësuam pak për të prekur një shqetësim të rëndësishëm, populizimin.
Sipas anëtarërit të Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu, populizmi lidhet ngushtë me keqpërdorimin e premtimeve elektorale të politikanëve. Pjesëmarrës në forum, Gjergj Bojaxhi tha se qytetarët duhet të dalin nga korniza aktuale.
Shehu: Linja apo tendenca midis premtimeve dhe realizimeve që do të thotë politikanët bëjnë të paktën një pjesë të atyre që thonë apo bëjnë të kundërtën e atyre që thonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kercenimi-nga-populizmi-diskutim-me-akademike-dhe-politikane/