Report TV - Sarandë,Rama-minoritarëve:E di pse Dule s'vjen të votojë Vettingun

2017-06-04 0

Gjatë një takimi me minoritarë në Sarandë, kryeministri Edi Rama ngriti shqetësimin e grabitjes së pronave me vendime gjyqësore.

Rama tha se kjo është një tjetër arsye pse duhet Reforma në Drejtësi dhe Vettingu. Sipas tij, pronat i janë grabitur njëso si minoritarëve ashtu edhe qytetarëve shqiptarë.

Kreu i qeverisë ironizoi edhe pjesëmarrjen e Vangjel Dules në protestën e PD te çadra përpara Kryeministrisë. Rama tha se Dule duhet të ishte në Kuvend për të votuar zbatimin e Vettingut.

"Çfarë bën në çadër Vangjel Dule dhe pse nuk vjen të votojë Vettingun? Ju e dini përgjigjen, por nuk rrija dot pa e thënë. Nëse duam të trajtojmë çështjen e pronave që të mos na grabiten, atëherë duhet të fillojmë zbatimin e Reformës në Drejtësi nga Vettingu. Në këtë zonë nuk e kanë ngrënë vetëm minoritarët, por edhe shqiptarët, njësoj e gjithë zona.

Shqipëria duhet të shpëtojë njëherë e mirë nga kthetrat e këtyre njerëzve të cilët i kanë këtë vendi atë që s'ia ka bërë asnjë pushtues, madje as diktatura. Edhe diktatura letrat e pronave nuk i dogji, por i mbylli nëpër kasaforta. Mund t'i kishte djegur dhe këtu s'do kishte më asgjë, por i mbylli.

Free Traffic Exchange