“Grushtin atyre që ju qëllojnë më shuplaka”

2017-06-04 0

Për të gjitha ata që nuk e kanë marrë seriozisht, nga ?parlamenti i lirisë?, siç e quan ai çadrën e ngritur përpara kryeministrisë, kryetari i demokrateve ka ripërsëritur deklaratat e tij për të reaguar dhunshëm ndaj pushtetarëve të korruptuar, inkriminuar apo që i përbuzin qytetaret.

?Kjo nuk është lojë, provokimet nuk do t?i tolerojmë. Kur na gjuajnë me pëllëmbë ne s?do i kthejmë faqen tjetër por do i fusin grushtin?.?

Basha është i prerë se nuk do të kthehen në parlamentin e mbushur me kriminel, por do të luftojnë në bulevard për të arritur të sigurojë garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.

Kryedemokrati beson se protesta e tij ka marrë mbështetje të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare.

Tv Klan

Ora 11:25

?Nuk ju thirra për lojë, kjo është një luftë nga e cila do të kthehemi vetëm me fitore, ju kam thënë se jam gati për të luftuar deri në fund, kjo është një luftë pa kthim. Në njërën anë janë një grup njerëzish, një pakicë pushtetarësh dhe kriminelësh dhe derrash oligarkë që ju vjedhin dhe ju zhvatin përditë taksat dhe paratë tuaja. Basti i tyre vlen miliarda nga droga, më koncesione me tendera me taksat dhe pasuritë e shqiptarëve.

Ju jeni e vetmja garanci dhe përballja jonë me klikën e krimi ka arritur rezultatet e para. Kjo është një ushtri e paqes e metodave dhe durimit demokratik. Një ushtri e qëndresës dhe përballjes deri në fitoren e kauzës qytetare. Durimi ynë nuk duhet të merret për dobësi, provokimet nuk do i tolerojmë, na godisni me shuplakë do t?ia u kthejmë me grusht. Bashkohuni dhe goditini me grusht, tha kreu i opozitës Basha./tvklan.al

Free Traffic Exchange