http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetarja e Komisionit te Integrimit Majlinda Bregu është bere pjese e protestës se opozitës sapo ka mbërritur nga Shtetet e Bashkuara. Dhe per Bregun kauza e opozitës per zgjedhje te lira e te ndershme është e drejte e ajo do ta mbështesë deri ne fund.?E para jam dhe do të mbështes deri në fund këtë kauzë të drejtë të opozitës jo vetëm për protest por sigurisht kauzën për zgjedhje të lira e të ndershme. dhe nuk besoj që kauza për zgjedhje të lira e të ndershme të jetë një kauzë e cila të ndahet me partner të tjerë politikë?. Por Bregu eshte rreshtuar ne krahun e atyre demokrateve qe besojnë se pavarësisht rrethanave, Partia Demokratike duhet te marre pjese ne zgjedhje, duke hedhur poshtë idenë per te bojkotuar garën elektorale te 18 qershorit.?Nuk më duket se është alternativë bojkotimi i zgjedhjeve parlamentare. partia demokratike nuk i ka bojkotuar zgjedhjet as në ditët më të vështira për të dhe nuk do doja kurrë që të konsiderohej dhe të krijonte një precedent që nesër mund të përdoret edhe nga ndonjë parti tjetër për të bojkotuar zgjedhjet. zgjedhjet parlamentare janë të domosdoshme. mbërritja tek zgjedhjet parlamentare me garanci për opozitën sigurisht që është domosdoshmëria numër 1.?