Peticion për zbatimin e vetingut - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqëria civile bashkohet ne një zë me një thirrje drejtuar politikes shqiptare, qe te zbatoje sa me shpejt ligjin e Vetingut, si hapi i pare i reformës ne drejtësi. 50 organizatat me te zëshme përmes nje peticioni drejtuar deputeteve, kërkojnë qe te mos humbet me kohe me krijimin e institucioneve te Vetingut. Letra, e cila u është dërguar edhe presidentit Nishani dhe ambasadoreve Lu, Vlahutin dhe Borchardt, vjen ne nje kohe kur opozita ka bojkotuar parlamentin dhe kërkon qeveri teknike.?Ngritja e institucioneve të Vetingut i hap rrugën reformës rrënjësore të sistemit gjyqësor, duke qenë edhe kushti kryesor për avancimin e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. Kjo u konfirmua edhe nga Komisioneri për zgjerimin, i cili shprehu edhe gatishmërinë e Komisionit Europian për të shtyrë përpara këtë proces sapo të ketë filluar funksionimi i Vetingut. Për këtë arsye, u bëjmë thirrje palëve politike të shpejtojnë me zbatimin e ligjit! Të mos ngatërrojnë axhendat partiake dhe llogaritë zgjedhore të politikës së ditës, me një prioritet strategjik të vendit sic është hapja e negociatave për anëtarësim!?Shoqëria civile kërkon qe te respektohet zëri i qytetareve qe kërkojnë reforme te shpejte.?Shqipëria ka humbur shumë, tepër kohë, në këtë rrugëtim. Mos u bëni ju muri i fundit që pengon realizimin e ëndrrës së gjithë shqiptarëve, të aspiratës sonë legjitime dhe të merituar për një Shqipëri Europiane! Tregoni përgjegjshmëri politike dhe integritet, duke u angazhuar për formimin e institucioneve të Vetingut gjatë ditëve në vijim!Qëndrojini rezolutës së miratuar në parlament për vendosjen e procesit të integrimit mbi cdo debat e betejë politike!?Duke falenderuar ndërkombëtaret per angazhimin e tyre per kete reforme vendimtare, organizatat theksojnë se do të vijojnë të ngrenë zërin për të nxjerrë para përgjegjësisë politikanët shqiptarë për detyrat e tyre politike, institucionale dhe morale, në lidhje me zbatimin e ligjit të Vetingut dhe integrimin europian.