Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i është përgjigjur nga Fieri kërcënimeve të kryetarit të PD, Lulzim Basha, lidhur me protestën e opozitës që po zhvillohet prej 7 ditësh në Bulevard.
Klosi tha se PD ka zgjedhur të ngujohet në çadër nga frika e ligjit të Vettingut.
?Opozita të mos i trembet reformës në drejtësi. Sikur vetëm një shembull të marrim meqë dje miratuam ligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Po mbrohet një drejtësi që s?ka dhënë asnjë vendim pro fëmijëve që shfrytëzohen në rrugë. Fatkeqësi që opozita nuk ishte pjesë e miratimit të ligjit dje. Po bëjmë reforma, po drejtësia është kryereforma. Për realizimin e reformave duhet të funksionojë drejtësia?, u shpreh Klosi.