Arrest me burg për ish – kreun e Burgjeve

2017-06-03 0

Ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve Artur Zoto ka dalë këtë të premte para gjykatës së krimeve të rënda për tu njohur me masën e sigurisë. Ai është lënë në burg nga togat e zeza në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura. Prokuroria e akuzon ish-numrin një të burgjeve për korrupsion me tenderat e ushqimeve ne burgje.

Artur Zoto u prangos pas dëshmisë së ish-zëvendës drejtori i burgjeve Iljaz Labi, i cili ndodhet në burg për të njëjtën akuzë. Labi pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë duke zbardhur mënyrën se si paracaktonin tenderat. Sipas dëshmisë së Labit, Artur Zoto i kishte thënë se kë duhet të takonte dhe çfarë procedure do të ndiqte.

Për këtë rast në korrik së bashku me Iljaz Labin u arrestuan edhe katër biznesmenë të cilët kishin paguar 20 milionë lekë të vjetra për të paracaktuar ftuesin e tenderave. Por, Labi në dëshminë e tij ka thënë se pjesën më të madhe të parave e ka dorëzuar tek eprorori i tij.

Hetuesit thonë se kanë edhe prova të tjera që provojnë implikimin e ish-drejtorit të burgjeve në këtë aferë korruptive.

Tv Klan

Free Traffic Exchange