Ambasadori i OSBE-se në Tiranë, Bernd Boschard deklaroi këtë të premte së deklarata e tij mbi faktin se ne Shqipëri qarkullojnë mbi 2 miliardë euro para të drogës është keqkuptuar. Pas një takimi me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ambasadori u shpreh se ai u referohej te dhënave ten je raporti për vitin 2013.
Bernd Boschard: Pati një keqkuptim në opinionin publik, të cilin e sqaruam dje përmes një statusi në Tëitter. Në 2013 ne kemi pasur një vlerësim ndërkombëtar të prodhimit të kanabisit në Shqipëri, të cilat flasin për 1 mijë tonë kanabis që, përllogaritur me vlerën e tregut të shitjes në Berlin, Romë apo Evropën Perëndimore, arrijnë në 2 miliard Euro. Vitin e kaluar pamë shkatërrimin e rreth 2,5 milion bimë kanabis, çka tregon se shumë prej energjisë kriminale mbetet.
Ministri i Brendshëm tha se beteja me kanabisin do të përfundoje si operacioni në Lazarat.
Saimir Tahiri: Dua t?i kujtoj publikut se para vitit 2013 as nuk flitej për luftën kundër kanabisit. Përpara viti 2013 kur Lazarati ishte aty dhe kur e gjithë Shqipëria ishte e zhytur në kanabis, qeveria e kaluar ? që sot janë në bunker ? as nuk flisnin për luftën kundër kanabisit. As nuk kishte debat publik për luftën kundër kanabisi. As punohej kundër kanabisit. Përkundrazi, struktura të caktuara shtetërore ndihmonin që plantacionet të rriteshin, siç bëhej në Lazarat dhe në vende të tjera të Shqipërisë. Ne do ta fitojmë këtë betejë siç bëmë me Lazaratin. Policia e shtetit është e vetme në këtë luftë.
Me herët ministri i Brendshëm gjatë një aktiviteti për nisjen e projektit të ?Policimit në komunitet?, tha se këtë vit synohet të zhduket kultivimi i kanabisi në të gjithë vendin./ TV KLAN