Artistë nga 65 vende prezantojnë veprat në Bienalen e Akuarelit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një bienale që ka pas një histori. Kështu mund të quhet edicioni i dytë i këtij eventi që sjell në Tiranë emrat më të mirë të akuarelit në botë. E përtej artit të tyre ky edicion i dytë është i mbushur me risi, ku nuk do të mungojnë performancat artistike nëpër rrugët e kryeqytetit.



Helidon Haliti u kthye pak muaj më parë nga Hon Kongu me një çmim, e këtë traditë dëshiron ta sjellë si risi në Bienalen e dytë në Shqipëri. Nga rrugëtimet artistëve shqiptarë në bienalet ndërkombëtare, ai ka huazuar edhe një tjetër element, katalogun, si një pjesë e asaj që do të mbetet pas çdo bienaleje. Duke lënë pas edhe dokumente për traditën e bienaleve të akuarelit në vendin tonë.



Megjithatë, më e veçanta e kësaj bienaleje duket se do të jetë bashkimi i akuarelit me vargjet poetike. Bienalja nisi si një festival që do t?i prezantonte artistët e huaj me kalatë e peizazhin shqiptar, por sot shënon një rrugëtim artistik që i përngjan bienaleve europiane, për nga rëndësia e artistëve pjesëmarrës.

Free Traffic Exchange