Report TV - Tiranë, ish i përndjekuri politik kërcënon se do hidhet nga vinçi

2017-06-03 2

TIRANE- Një person kërcënon se do të hidhet nga vinçi pranë një pallati në ndërtim në rrugën "Ibrahim Rugova", përballë Kishës Ortodokse.

Personi që tenton të hidhet është identifikuar si Xhemal Zhuri, 61-vjeç, ish i përndjekur politik.

Mësohet se ai ka tentuar të hidhet nga vinçi edhe dy herë të tjera, në shkurt të vitit 2012 dhe në nëntor të vitit 2015, nga i njëjti vinç ku edhe është ngjitur pasditen e kësaj të enjte.

Zhuri ankohet se nuk ka marrë këstet e dëmshpërblimit për vitet e kaluara si i përndjekur nga regjimi komunist. Por ky pretendim i tij hidhet poshtë nga Ministria e Financave. Përmes një deklarate për mediat, MF sqaron se Zhuri ka marrë këstin e shtatë të dëmshpërblimit për vitet e kaluara në burgjet e diktaturës.

Forca të shumta policie dhe shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po negocionojnë me të, për zbritjen nga vinçi.

Free Traffic Exchange