Report TV - Vlorë, gjendet një specie e rrallë në ujërat e Jonit, 'peshku gjalp'

2017-06-03 1

VLORË-Ndryshimet klimatike kanë sjellë specie të rralla në ujrat tona.

Një peshk i rrallë i quajtur ?Ruveto? ka rënë në rrjetat e peshkatarëve vlonjat,të cilët janë shprehur se një peshk i tillë nuk është parë asnjëherë më parë në ujrat e detit Jon dhe Adriatik. Sipas biologëve bëhet fjalë për një specie që jeton në thellësi shumë të mëdha, që variojnë nga 600 deri në 800.

?Ruveto? sipas peshkatarëve është i konsumueshëm, por përmban shumë yndyrë, pasi edhe emri ?Ruveto?, shpesh nga biologët quhet dhe ?peshku Gjalp?.

Si pasojë e ndryshimeve klimatike periudhën e fundit ka patur një rritje të peshkut ton i cili gjithmonë edhe më tepër bie në rrjetat e peshkatarëve. Ndërkohë çdo ditë e më shpesh po shfaqen edhe gjallesa të egra të detit si peshkaqenë apo edhe delfinë.

Free Traffic Exchange