Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i grupit parlamenar të PD, Edi Paloka në intervistë për Ora News tha se në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje.
Duke u ndaluar tek reforma zgjedhore, Paloka tha se disa prej ndërkombëtarëve nuk e mbajtën fjalën për angazhimin e plotë në këtë reformë.
Paloka: Çadra është kthyer në një parlament dhe mendoj që është parlamenti më përfaqësues që mund të ketë pasur ndonjëherë Shqipëria sepse aty populli përfaqëson veten.
Në parlamentin e asaj që tashmë ka marrë emrin ?çadra e lirisë? qytetarët përfaqësojnë vetëveten dhe të gjithë janë aty për një qëllim kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme me qeveri teknike. Sepse ky është i vetmi kusht që mbeti.
Qeveria teknik vjen si kusht i vetëm pas më shumë se një viti që ne kemi paraqitur si kusht për të pasur zgjedhje të besueshme. Para një viti kemi bërë 10 kërkesa, ndër më kryesoret ishte votimi dhe numërimi elektronik, kontrolli i financave në parti etj. Ato ishin kushtet tona për të hyrë në zgjedhje me besueshmëri. Për një vit u hasëm me arrogancën e kësaj qeverie dhe pas një viti u detyruam, pasi e kërkuam në komisionin e reformës zgjedhore, e kërkuam në parlament, ja kërkuam ndërkombëtarëve. Për hir të së vërtetës premtuan se do të ishin në krah tonë dhe do të kërkonin po me aq këmbëngulje realizimin e reformës zgjedhore saç po kërkonin edhe atë të reformës në drejtësi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/paloka-ne-18-qershor-nuk-do-te-kete-zgjedhje/