TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka qëndruar në një prej kërkesave të opozitës, atë të zgjedhjeve me proces elektronik.
Duke përjashtuar votimin elektronik, Rama u ndal tek pjesa tjetër që vijon pas votimit, numërimi elektronik.
Ai ka kujtuar projektin pilot në vitin 2013, Rama tha se dhe mund të zbatohet, por pa përjashtuar dhe faktin se mund të dështojë. Ai solli një sërë shembujsh me vende nga bota, ndërsa theksoi se kërkesa e PD për votim elektronik është përqeshur dhe nga vetë Parlamenti Europian.