Komedia ?Çfarë pa kryeshërbëtorja? e ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? që më 11 shkurt ka vijuar të ndiqet me sallën plot, përmes duartrokitjeve e të qeshurave të publikut.
Mbrëmjen e së mërkurës edhe pse ishte shfaqja e 7-të, vazhdon suksesi me humorin, satirën dhe mesazhet e tërthorta që vijnë përmes një fabule interesante që luhet në një klinike psikiatrike.
Aktorët Genci Fuga, që luan shefin e klinikës, Rozi Kostani bashkëshortja e shefit, një grua e pasur, por nimfomane, si dhe Gazmend Paja, Laura Nezha, Mehdi Malkaj, e Ilia Kaçi kanë shfaqur përmes roleve të tyre një filozofi nëntekstuale të veprës së dramaturgut të madh anglez Xho Orton. Mesazhet ?qëllojnë? në zemrën e publikut.