http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse keni apo keni patur një makine, por për vite me radhe deri ne 2011, nuk keni bere asnjë veprim ne zyrat e shtetit, si p.sh nuk keni paguar kolaudim, takse vjetore, shitblerje apo ndërrim pronësie, atëherë ju do te jeni objekt i ligjit te faljes fiskale, qe qeveria miratoi nje dite me pare. Kjo do te thotë se do t?u zerohen te gjitha detyrimet e akumuluara ne vite, por me një kusht, duhet te paraqiteni ne zyrat e DPSHTR për çregjistrim mjeti apo formalizim te tij. Por çfarë ndodh me detyrimet nga 1 janari i 2012 deri në fund të 2014? Çdo shofer duhet të paguajë principalin dhe i falet gjoba dhe kamatëvonesa. Sot nuk dimë sa makina kemi. Ndaj, zbatimi i këtij ligji do te pastroje regjistrat nga makinat e dala jashtë qarkullimit, e për rrjedhoje, do te dimë sakte sa automjete janë aktive.