Fshihen detyrimet e bizneseve - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre ligjet e fshirjes dhe faljes fiskale të aplikuara në vite nga qeveritë, kanë një të përbashkët. Në asnjë prej tyre nuk falen sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore. Ligji i miratuar te mërkurën nga qeveria, parashikon faljen e çdo detyrimi deri në vitin 2010. Ndërsa nga 2011 deri në 2014, falen gjoba dhe kamatëvonesa me kusht pagesën e detyrimit. Pas këtij viti, çdo detyrim është në fuqi. Nuk falet asnjë nga rastet që është në proces gjyqësor. Ndërsa ata që janë në proces ankimi administrativ, duhet te heqin dorë nga ankesa, me kushtin që të përfshihen nga falja.