TIRANE-Pas përgjigjes së Metës e Ramës dhe presionit të ndërkombëtarëve, kreu i PD, Lulzim Basha ka ndryshuar qëndrim për votimin e Vettingut. Sipas Bashës, PD do të votojë Vettingun nëse ndryshohen 7 ligjet e Reformës në Drejtësi sipas parashikimeve kushtetuese dhe propozimit të ndërkombëtarëve.
?Ti hapim rrugë qeverisë që do të garantojë zgjedhjet, ndryshojmë 7 ligjet e miratojmë vetingun?- deklaroi sot Basha.
Gjatë punimeve të sotme të parlamentit, opozita mungoi në sallën e seancave, por përfaqësuesit e PD thanë se do ta zhvillojnë debatin e tyre parlamentar në çadrën e vendosur në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.