Ora News – Vlorë, të dënuarit me shërbim prove shërbim në komunitet

2017-06-03 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Vlorë, ka nisur projekti pilot i angazhimit të dënuarve me shërbim prove, me punë komunitare. Zbatimi ka filluar me 10 të dënuarit e parë për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt. Në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ata do të menaxhojnë trafikun në akset pranë shkollave.
Të dënuarit për veprën penale të drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt tashmë janë përkrah Policisë së Vlorës.
Institucioni i Shërbimit të Proves ne bashkepunim me drejtorinë rajonale të policise kanë mundësuar integrimin në punë komunitare për menaxhimin e trafikut të kësaj kategorie të dënuarish.
Drejtori i institucionit, Taulant Korkaj, tha se kryesisht janë pozicionuar prane institucioneve arsimore ku udhëzojnë automjetet, por dhe nxenesit per qarkullimin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-denuarit-me-sherbim-prove-sherbim-ne-komunitet/