Report TV - Kreu i Antimafias italiane: Është 3-fishuar kultivimi i drogës në Shqipëri

2017-06-03 1

Rritja e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë ka shqetësuar Antimafian Italiane kreu i së cilës Franco Roberti ka mbërritur në Tiranë për vizitë zyrtare, vizitë të cilën e nisi në zyrën e kryeprokurorit të përgjithshëm.

Nën masa të rrepta sigurie në eskortë me autoblind dhe praninë e Forcave Renea, Roberti pas një takimi me Llallën u shpreh se hetimet e përbashkëta duhet të zbulojnë arsyen se përse është rritur kultivimi i drogës dhe se duhet të intensifikohet lufta ndaj parave që përfitojnë këto grupe kriminale.

Duke ju referuar të dhënave të raportuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Vlorës, të pranishëm në takim, Roberti u shpreh se ata e kanë vënë në dijeni për një trefishim të sipërfaqeve të kultivuara me drogë në Shqipëri.Në këtë vizitë Roberti shoqërohej dhe nga prokurorët e rajonit të Barit e Leces si dy nga rajonet ku mbërrin droga e trafikuar nëpërmjet Adriatikut.

?Trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë. Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin. Është trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri? u shpreh Roberti.

Kreu i Antimafias u ndal dhe tek hetimet ndaj korrupsionit të cilat sipas tij do të ndikonin tek grupet kriminale që merren me trafikun e drogës.( b.h/Shqiptarja.com )

Free Traffic Exchange