Opinion - Protesta perball PD me PS! (22 shkurt 2017)

2017-06-03 0

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Aldo Bumçi, Eduart Shalsi

Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, sonte, në studion e emisionit Opinion ka argumentuar arsyet bazë se pse opozita kërkon një qeveri teknike. Bumçi theksoi se PD e logjikon vendimin e marrë për qeveri teknike me arsyen e disa argumentave bazë, ku një prej tyre, është edhe mbjellja e drogës në të gjithë vendin nga Veriu në Jug dhe nga Lindja në Perëndim. Ai deklaroi se vendi është shndërruar në një plantacion kanabisi dhe me një plantacion të tillë, vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje. Sipas tij, milionat e fituara nga droga do të përdoreshin për të blerë zgjedhjet, bashkë me to, në terren do të dilnin edhe bandat e krijuara nga kjo praktikë në vend, me armë duke terrorizuar qytetarët për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në vend. ?Me plantacionet e kanabisit nuk ka zgjedhje?, theksoi Bumçi. Deputeti demokrat, bëri me dije, nëse realizohet një qeveri teknike do pezullohej vullneti për të nxitur një praktikë të tillë. Një arsye tjetër madhore është dhe krimi politik. Për deputetin demokrat kriminelë të veshur me pushtet apo të trimëruar nga përkrahja e shtetit janë rrezik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në vend. Bumçi theksoi se përveç varfërisë dhe mungesës së shpresës që kjo qeveri ka ngjall në vend, një arsye tjetër që legjitimon kërkesën e opozitës për qeveri teknike, është edhe manipulimi i zgjedhjeve nga Edi Rama. Bumçi bëri me dije se rasti i parë janë zgjedhjet e manipuluara në Korçë. ?Një televizion kapi në zyrat elektorale të PS-së me lista duke dhënë lekë për të votuar kandidatin e majtë, pavarësisht se fitorja socialiste ishte e sigurtë edhe pse kandidati ynë ishte një figurë serioze?. Ai deklaroi se kjo praktikë vazhdoi edhe më pas, në vitin 2015, një vit e gjysmë nga marrja e pushtetit, në zgjedhjet e përgjithshme lokale, shqiptarët nuk ishin të lirë nga kërcënimet dhe frika për të votuar kandidatët e tyre sipas preferencave personale. ?Kryeministri më i paaftë, ky sot nuk ka një ekip ekonomik i cili e ka zhytur vendin në varfëri ku 200 mijë shqiptarë jetojnë me 2500 lekë të vjetra në ditë, e thotë Banka Botërore. Ky mandat 4-vjeçar, kjo varfëri dhe ku me dhunë ndaj shqiptarëve u janë prishur 9 mijë shtëpi dhe biznese në të njëjtën kohë kur ata janë larguar më shumë se sirianët. A ka turp më të madh, 20 milion banorë janë sirianët, vend i shkatërruar nga lufta; shqiptarët për frymë largohen më shumë se sirianët. Mandati i ri qeverisës i kësaj qeverie nga do dali, nga droga, krimi? Ky ishte Lazarati, tani na del Lazarati më i madh se Shqipëria. Kjo është propaganda e Rilindjes, Lazarati është më i madh se Shqipëria?, theksoi ai.

Deputeti i PS Eduard Shalsi, është shprehur fenomeni i marijuanës apo hashashit ka qenë i përhapur edhe para vitit 2013. Sipas Shalsit, qeveria teknike është një absurditet. ?Në vitin 2013, shqiptarët me vullnet i dhanë 1 milion shuplaka ish qeverisë për shumë ...

Free Traffic Exchange