Ora News – Blushi: PD e PS u duhet paterica e LSI. Natën me protestën, ditën kundër çadrës

2017-06-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti Ben Blushi, njëherësh kreu i partisë LIBRA, ka refuzuar nga Kuvendi ftesën e Lulzim Bashës për t?iu bashkuar çadrës së protestës.
Duke hedhur paralelizma mes protestës sot dhe asaj të 7 viteve më parë të Edi Ramës në opozitë, Blushi tha se të dyja janë të ngjashme dhe qëllimi është i njëjtë: Kërkojnë patericën e Ilir Metës për të ardhur në pushtet.
Blushi: Para shtatë vjetësh kishim një situatë të ngjashme në qendër të Tiranës.Tirana ishte bllokuar nga një çadër e konfliktit politik, nga tavolina ishte shtrirë në bulevard. Sot jemi kthyer në të shkuarën, është për tu lavdëruar aftësia perfekte që kanë dy partitë e vjetra të Shqipërisë për të imituar dhe përsëritur njëra tjetrën. Është e vetmja gjë që mund të bëjnë për së mbari.
Më vjen mirë sot që unë nuk kam qenë dhe nuk do të jem në asnjërën nga këto dy çadra. Nuk isha në çadrën e vitit 2010 dhe nuk mund të jem në çadrën e vitit 2017. Koha më ka dhënë dhe do më japë të drejtë. Në Shqipëri është kthyer në metodë pune çadrizmi. Çadrizmi është metodë për ta shkatërruar Shqipërinë me ngadalë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-paterica-e-lsi-se-eshte-naten-me-protesten-diten-kunder-cadres/

Free Traffic Exchange