Vasili në Ora News: Bordi Ndërkombëtar nuk mund të ketë informacione sekrete

2017-06-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili, i ftuar në studion e lajmeve në Ora News, sqaroi konkretisht se pse Bordi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është antikushtetues. I pyetur për përgjigjen e komisionerit Johanes Hahn, Vasili tha se nuk kishte marrë përgjigje nga ai dhe reagimi ishte thjesht miqësor.
Intervista:
Vasili: Të jemi të qartë. Kushdo që e ngre kështu problemin qoftë në media, është një mënyrë jetese edhe kjo për analistë të caktuar. Është folur për Bordin e Monitorimit. Operacioni i Monitorimit është vendosur në Kushtetutën e Shqipërisë. ka edhe njerëz që do të jenë vlerësues të Vettingut, pasi vendimmarrjen e marrin ekspertët përkatës shqiptarë. Shqetësimi është i tillë.
Bordi nuk është parashikuar në Kushtetutë. Ne kemi kërkuar qartësi, pasi çdo element që është jashtë Kushtetutës krijon mos besim. Ky është shqetësim që na shoqëron të tërëve. Ky Bord kishte në detyrat e tij dhe disa atribute, të cilat nuk ishin brenda dhe Kushtetuta nuk i parashikon në atë mënyrë. Ka informacione sekrete të shtetit shqiptar që nuk mund t?ia kalojmë Bordit.
Nuk kam të drejtë as unë si ministër i Drejtësisë, nuk ka të drejtë as kryeministri. Kushtetuta ia ka besuar këtë informacion komisionit përkatës, i cili do ta marrë këtë informacion për çdo individ. Futja në hullinë kushtetuese, është një shqetësim që është adresuar. Kam bindje se do të ketë reflektime pozitive për të përcaktuar qartë se cilat janë përgjegjësitë organizative. Vëzhguesit kërkojnë strukturë organizative.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vasili-ne-ora-news-bordi-nderkombetar-nuk-mund-te-kete-informacione-sekrete/

Free Traffic Exchange