Report TV - 'Lexuesit e së ardhmes',Nikolla: Të nxisin nxënësit drejt leximit

2017-06-03 1

Afrimi i nxënësve më shumë me librat e leximin dhe largimi i tyre nga përdorimi i tepërt i teknologjisë, ka qenë edhe qëllimi që ministria e Arsimit ka prezantuar projektin ?lexuesit e së ardhmes? i cili këtë vit do të projektohet në disa shkolla e më pas do të shtrihet në të gjithë vendin.

Ministria e arsimit dhe sportit ka ndërmarrë një nismë për të shtuar interesin e nxënësve në lexim. Projekti ?lexuesit e së ardhmes? ku sipas ministres së arsimit Lindita Nikolla, ka për qëllim nxitjen e nxënësve për të lexuar libra, bashkëpunimin midis shkollave dhe inkurajimin e talenteve të reja.

?Një projekt që nuk kërkon thjesht të kthejë leximin por edhe të kultivojë dhe qëndrime jo vetëm me librin por me mënyrën se si ndërtohen debati mbi atë çka lexuar por përtej kësaj duke ndërtuar edhe forma të reja kreativitetit që vjen pas një leximi jo sipërfaqësor por pas një leximi të qenësishëm?, tha ministrja Nikolla.

Free Traffic Exchange