Report TV - Bllokohet puna në portin e Durrësit, shkak defekti në skaner

2017-06-03 5

Puna në portin e Durrësit është bllokuar këtë mbrëmje si rrjedhojë e një defekti në skaner.

Kjo ka bërë që radha e kamionëve të cilët janë në pritje të imbarkimit në tragetin Durrës-Ankona, të arrijë në disa kilometra.

Nëse defekti nuk riparohet në kohë, automjetet e tonazhit të rëndë janë të detyruar të presin me orë ndoshta dhe me ditë.

Të njëjtin fat me kamionët me destinacion Ankonën mund ta pësojnë edhe ata me destinacion Barin.