Ora News – Shqetësimi për ONM? Vasili: Nuk pres përgjigje për letrën, por reflektim

2017-06-03 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka sqaruar se shqetësimi për Bordin e menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar për vettingun është institucional dhe jo personal. Por megjithë reagimin e Komisionerit se Bordi nuk shkel Kushtetutën, Vasili këmbëngul se vendi për reflektime është në Kuvendin e Shqipërisë.
Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili deklaron se shqetësimi për Bordin e menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimi është institucional dhe jo personal, dhe Kuvendi duhet te reflektojë në mënyrë që zbatimi i ligjit të vettingut të mos jetë i atakueshëm.
Petrit Vasili: Unë kam ngritur një shqetësim të institucionit lidhur me zbatimin e Kushtetutës ashtu sikurse është shkruar dhe miratuar dhe sigurisht. Ministria e Drejtësisë nuk ka pse të presë përgjigje pasi vendi për reflektime është në Kuvendin e Shqipërisë dhe në tavolinën e forcave politike që e kanë miratuar së bashku Kushtetutën. Kjo ishte një thirrje për të qenë korrekt me zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit përkatës për vettingun, pasi një qendrim i tillë e bën më solid zbatimin e këtij ligji dhe i heq të gjitha mundësitë që ky ligj të atakohet në të ardhmen, gjëra që edhe kanë ndodhur. Pra, hap rrugën pa kthim për vettingun në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqetesimi-per-onm-vasili-nuk-pres-pergjigje-per-letren-por-reflektim/