Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këshilli i Ministrave miratoi draftligj për faljen e borxheve tatimore dhe doganore të bizneseve, por Ministri i Financave sqaron se më parë duhen plotësuar kushtet. Nëse sipërmarrjet dhe individët duan të fshijnë detyrimet dhe gjobat e krijuara në gjashtë vjet duhet të paguajnë më parë principalin brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. Qeveria ka miratuar edhe vendimin për rritjen e pensioneve me 3%.
Qeveria ka miratuar dhe kaluar në Kuvend drafligjin i cili fal detyrimet tatimore dhe doganore për bizneset.
Ishte Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili saktësoi se për të përfituar falje apo fshirje të pjesshme të gjobave e borxheve, përfituesit brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, duhet të paguajnë principalin.
Ministri Ahmetaj: Detyrimet që fshihen me këtë ligj i përkasin periudhave tatimore përpara 6 vjetëve, dhe përveç faktit se një pjesë e tyre duhej të fshiheshin si rezultat i ligjeve të mëparshme të faljeve, për këto detyrime, në zbatim të nenit 100 të Ligjit 9920/2008 ?Për procedurat tatimore në RSH?, të ndryshuar, e drejta për fillimin e procedurave për zbatimin e masave shtrënguese parashkruhet brenda 5 viteve nga data kur detyrimi tatimor i papaguar duhej të paguhej. Pra, këto detyrime rezultojnë si të pambledhshme, duke qënë se është tejkaluar afati ligjor i mësipërm.
Projektligji ?Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në Doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes se detyrimeve tatimore?, propozohet në mbështjetje të neneve 78, 83 pika 1, dhe 155, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe institucioni propozues është Ministria e Financave.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/falen-90-mld-leke-detyrime-ligji-kalon-ne-qeveri/