Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për ti larguar nxënësit nga teknologjia dhe për ti afruar ata më shumë me librat e leximin, Ministria e Arsimit ka prezantuar projektin ?lexuesit e së ardhmes?, i cili këtë vit do të projektohet në disa shkolla e më pas do të shtrihet në të gjithë vendin.
Ministria e Arsimit ka ndërmarrë një nismë për të shtuar interesin e nxënësve në lexim.
Projekti ?lexuesit e së ardhmes? sipas Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, ka për qëllim nxitjen e nxënësve për të lexuar libra, bashkëpunimin midis shkollave dhe inkurajimin e talenteve të reja.
Lindita Nikolla: Një projekt që nuk kërkon vetëm thjesht të kthejë leximin në shoqërinë tonë, por përtej kësaj të kultivojë edhe shprehje dhe qëndrime që lidhen jo vetëm me librin por dhe mënyrën sesi ndërtohet debati mbi atë çfarë kanë lexuar. Por përtej kësaj, duke mësuar dhe forma të reja të kreativitetit që vjen pas një leximi jo sipërfaqësor por pas një leximi të qenësishëm të një libri, poezie etj.
Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini, tha se për këtë projekt do të ketë konkurse dhe se këto të fundit do të mbyllen në muajin prill, ndërsa ky projekt është parë i domosdoshëm në kushtet kur nxënësit janë më të prirur drejt teknologjisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lexuesit-e-se-ardhmes-nikolla-synojme-te-nxisin-nxenesit-drejt-leximit/