Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Kuvendit Ilir Meta zbardh darkën me kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e së martës, 21 shkurt 2017.
Në një prononcim për mediat, Meta tha se darka me Ramën ishte një takim rutinë pune dhe se në fokus të dsikutimeve ka qenë reforma në drejtësi.
Meta: Nuk dua të hyj në çështje konkrete dhe në çështje specifike. Rëndësinë e vazhdimit të reformës në drejtësi në mënyrën më kushtetuese, ligjore dhe transparente dhe kjo çështje e domosdoshme dhe së dyti rëndësinë e dialogut për të garantuar standardet më të larta evropiane të zgjedhjeve më 18 qershor dhe kjo kërkon klimë dialogu dhe bashkëpunimi.Negociatat nuk hapen pa u zbatuar në mënyrë korrekte ligji i vettingut dhe pa u realizuar zgjedhjet me standarde të larta në 18 qershor. Të ecim përpara.
Darka e djeshme ka zyrtarizuar koalicionin?
Meta: Të gjithë duhet të punojmë që 18 qershori të japë standardin më të lartë të zgjedhjeve.
Duke komentuar protestën e opozitës, ai tha se dialogu me opozitën është i rëndësishëm për integrimin europian.
?Dialogu me opozitën është kyç për integrimin në BE. Parlamenti në radhë të parë është i opozitës, mazhoranca ka edhe qeverinë. Është e mirëpritur që të çojë përpara kërkesat e saj. Parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. Duhet të rritet besimi i shqiptarëve tek zgjedhjet dhe të përmirësohet klima politike?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-opozita-te-kthehet-ne-kuvend-me-ramen-diskutuam-per-drejtesine/