Report TV - Meta: PD të kthehet në Kuvend pa Vetting-un nuk ka negociata

2017-06-03 0

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka faolur për mediat lidhur me darkën e zhvilluar një natë më parë me kryeministrin Edi Rama.

Meta tha se me Ramën ka diskutuar për reformën në drejtësi, Vettingun dhe ecurinë e dialogut politik për të garantuar zgjedhjet e ardhshme.

Kryetari i Kuvendit iu referua edhe bojkotit të Kuvendit nga PD. Meta kërkoi rikthimin në Kuvend, pasi sipas tij Parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim.

"Dy çështje dua të nënvizoj rëndësinë e vazhdimit të reformës në drejtësi në mënyrën më kushtetuese dhe së dyti rëndësinë e dialogut për të garantuar zgjedhjet sipas standardeve evropiane të dialogut të bashkëpunimit.

Parlamenti është i opozitës, mazhoranca ka qeverinë, është gjithnjë e mirëpritur që të çojë përpara Reformën. Parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim do të bëjmë të gjitha përpjeket, jemi në një moment për të ecur përpara në Rformën në Drejtësi.