Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Eurokomisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn i bën thirrje opozitës t?i japë fund bojkotit parlamentar.
Hahn kërkon që debati politik të bëhet në Kuvend, aty ku axhenda është mjaft e rëndësishme në kuadër të dy reformave të rëndësishme.
?Shpreh keqardhjen për bojkotin parlamentar të opozitës. Debati politik duhet të ndodhë brenda dhe jo jashtë Parlamentit. Bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës është i domosdoshëm për ambicien e vendit për t?iu bashkuar Bashkimit Europian.
Në veçanti, është me rëdënsi të madhe ruajtja e vazhdimësisë parlamentare në kohën e reformave mjaft thelbësore që janë në agjendën e Parlamentit, si ajo e ngritjes së organeve të vettingut në kuadër të reformës në drejtësi, dhe reforma elektorale, përfshi dhe rekomandimet e OSBE/ ODIHR të cilat janë esenciale për të siguruar më pas zgjedhje të lira dhe të ndershme.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tjeter-thirrje-nga-be-per-pd-hahn-debati-brenda-parlamentit/