Ora News – Basha: S’ka pazare vetëm qeveri teknike. Rama e Meta të hanë 10 darka bashkë

2017-06-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e 5 të protestës së opozitës, Lulzim Basha, tha se nuk ka kthim pas në Parlament. Lideri i opozitës shprehu edhe njëherë vendosmërinë se nuk ka kompromise dhe pazare për të vetmin kusht të opozitës, qeveri teknike që do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Protestës në ditën e sotme iu bashkuan dhe naftëtarët.
?S?ka kompromis, kthim pas, as pazar?. Kështu u tha Basha demokratëve dhe qytetarëve në protestë pas deklaratave të ndërkombëtarëve për t?iu kthyer normalitetit në politikë. Gjithashtu Basha iu drejtua me këtë mesazh, kryeministrit Rama dhe aleatit të tij Meta.
Basha: ?Do i shkojmë deri në fund pa asnjë tërheqje, komprosim as pazar. Le ta dijë mirë Edi Rama, le ta dëgjojë mirë Ilir Meta, jo një por 10 darka të hanë bashkë buka e popullit do i ngelet në fyt. Nuk ka pazar me zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo nuk është lëvizje e PD-së por lëvizje mbarëpopullore kombëtare. U them ndonjë analisti që kërcen hu më hu ta ndajnë mëndjen. Kjo që ka nisur nuk ndalet. Shqipëria nuk do të jetë kurrë më si më parë.
Opozita do të vijojë protestën e saj, dhe nuk do të negociojë për kushtet e saj. Kërkesa pa kompromis e demokratëve, është qeveria teknike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-ska-pazare-vetem-qeveri-teknike-rama-e-meta-te-hane-10-darka-bashke/

Free Traffic Exchange