Report TV - Taksa për këngëtarë e muzikantë Vjero: Artistët në sitën e tatimeve

2017-06-03 0

Tregtia, farmaceutika, si dhe këngëtarët, muzikantët, e artet vizuale në përgjithësi janë ndër sektorët që sot paraqesin nivelet më të larta të evazionit.

Në një takim me bizneset e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Vasilika Vjero tha se aksioni i institucion të saj tashmë është drejtuar nga këta sektorë.

Vjero theksoi se prioriteti i aktivitetit të tatimeve do të jetë nxitja e biznesit drejt shlyerjes së detyrimeve, por njëherësh edhe zbatimi rigoroz i ligjit.

Ajo tha se aktualisht nga tatimet bëhen mesatarisht çdo ditë 900 telefonata ne drejtim te bizneseve për rënien e xhiros apo mosrespektimin e afateve.