Labi “fundos” Artur Zoton për tenderat - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Artur Zoto, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve për më shumë se tre vite, u prangos, pasi zëvendësi i tij Iliz Labi edhe ky i arrestuar më herët, ka filluar të bashkëpunojë me prokurorinë, për korrupsionin e kryer me tenderat në institucionin e vuajtjes se dënimit.Mundësia për të përfituar një dënim më lehtë nga Gjykata e Krimeve te Renda, duke bashkëpunuar me drejtësisë, status të cilin ende nuk e ka fituar zyrtarisht, ka detyruar Labin te zbërtheje të gjithë skemën mashtruese me ushqimet në burgjet e vendit. Prokuroria kishte në përgjim Nëndrejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, i cili komunikonte me administratorët e firmave, te cilave u premtonte të fitonin tenderin në këmbim të parave.Ish-drejtori Artur Zoto u arrestua pas dyshimeve se katër administratorë të firmave private, hynin në tendera fiktivë në Drejtorinë e Burgjeve.Sipas deklarimit te Labit, urdhrat ia ka dhënë për te favorizuar kompanitë i ka dhënë drejtori Artur Zoto. Më tej, Labi ka shtuar ne prokurori se ka takuar Ylber Kalanë, me të cilin kishte biseduar edhe përqindjet e fitimit që do të ndaheshin pas marrjes se tenderit.Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzon ish-drejtorin e burgjeve për korrupsionin pasiv të funksionarit publik vepër penale, te cilën e ka kryer në bashkëpunim.