http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Europian i ka bere te qarte edhe njëherë opozitës ne Tirane se debati politik duhet te zhvillohet brenda Parlamentit dhe jo jashtë tij. Komisioneri per Zgjerimin Johannes Hahn, jo pa keqardhje, përmes nje deklarate tërheq vëmendjen se kuvendi duhet te vijoje punën, pasi ne axhenden e tij përfshihen reforma thelbësore, si ajo ne drejtësi dhe reforma zgjedhore. ?Shpreh keqardhjen për bojkotin e parlamentit të njoftuar nga opozita. Debati politik nuk duhet të zhvillohet jashtë tij, por brenda parlamentit. Bashkëpunimi mes qeverise dhe opozitës është thelbësor për ambicien e vendit për t?u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Ne veçanti, është e një rëndësie maksimale që të ruhet vijimësia e punës së parlamentit në një kohë kur në axhendën e tij janë reforma thelbësore, si ngritja e institucioneve të vetingut në kornizën e reformës në drejtësi dhe reformës zgjedhore, duke përfshire edhe vijimësinë e rekomandimeve të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, që janë thelbësore për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme gjatë këtij viti. Këto reforma janë thelbësore, në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara në rrugën drejt integrimit Europian?. Ditët e fundit janë shtuar zërat e përfaqësuesve te BE, qe kundërshtojnë bojkotin e opozitës. E ndërsa demokratet vazhdojnë protestën, Tiranën pritet ta vizitoje edhe shefja e politikes se jashtme te BE, Federica Mogherini. Nga data 1-4 mars ajo do te zhvilloje një tur ballkanik, pjese e te cilit është edhe Shqipëria. Ne njoftimin per shtyp te Komisionit Europian theksohet se bashkëpunimi me Ballkanin Perëndimor mbetet prioritet kyç per unionin, si nje rajon ne zemër te Europes. Synimi i Mogherinit është te shohë progresin e çdo vendi persa u përket reformave te rëndësishme per integrimin dhe për t?u siguruar se ky proces është i pakthyeshëm. Ndonëse nuk sqaron datën se kur do te mbërrije ne Tirane, komisioni thekson se ajo do te takohet me përfaqësues te qeverise, partive politike dhe parlamentare. Vizita e kryediplomates se Be ne Tirane përkon me kohen kur misioni i ONM dorëzon ne Parlament listën e kandidateve për vetingun.