Report TV - Nis punën linja e re e autobusit Materniteti i Ri-ish Fusha e Aviacionit

2017-06-03 6

Mijëra banorë të Njësisë Administrative Nr.7, që jetojnë në zonën e ish Fushës së Aviacionit, nuk do u duhet të ecin kilometra në këmbë për të arritur në qendër apo në zona të tjera të Tiranës.

Bashkia e Tiranës ka mbajtur premtimin duke plotësuar një kërkesë të hershme të banorëve të zonës, duke vënë në funksion një linjë të posaçme autobusësh urbanë, e cila do të jetë zgjatim i linjës ekzistuese Materniteti i Ri-Qendër.

Itinerari i ri i linjës që kalon përmes Rrugës së Kavajës dhe ?21 Dhjetorit? u inspektua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili vlerësoi se me shtimin e automjeteve dhe kontrollit të vazhdueshëm, transporti urban në Tiranë ofron shërbim më të mirë.

Veliaj tha se linja ekzistuese ka pësuar rritje në flotën e automjeteve, duke rritur frekuencën e mbërritjes në stacione.