Ekstradohet shqiptari i dënuar Avni Metra - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoritetet britanike kane ekstraduar ne Shqipëri, Avni Metren, 53-vjecarin nga Burreli qe thuajse prej dy dekadash i kishte shpëtuar arrestimit. Nje investigim i gazetareve te ?Daily Mail? vitin e shkuar vuri ne lëvizje policinë vendase, e cila e prangosi shqiptarin e shpallur ne kërkim ndërkombëtar per vrasje te dyfishte. Metra prej 18 vitesh jetonte i pashqetesuar ne Britani, ndonëse ne Shqipëri ishte dënuar qe prej vitit 2001 me 25 vjet burg nga Gjykata e Tiranës. Ai akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve. Gazetarët e ?Daily Mail?, e zbuluan atë dhe e intervistuan ne shtëpi, ndonëse policia nuk e kishte idenë se ku ndodhej shqiptari edhe pse ishte në listën e të kërkuarve nga Interpol. Asokohe ai kishte deklaruar se nuk ishte vrasës dhe se nuk do te largohej nga Anglia. Tashme Metra u ekstradua pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mancester. Ai jetonte ne Britani me identitet te rreme dhe kishte pasaportë angleze me emrin Avdul Mekra, lindur në Gjakovë.