LSDM-BDI e Aleanca pranë paktit për qeverinë në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-03 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas takimit ndërmjet liderëve Ali Ahmeti dhe Zaev, tani më pritet të dorëzohen nënshkrimet e deputetëve të BDI-së dhe aleancës për shqiptarët deri tek LSDM që kjo e fundit si garanci e pastaj menjëherë t?i procedojë tek presidenti i shtetit Gjorge Ivanov. Burime brenda LSDM-së konfirmojnë për ?Zhurnal? njoftojnë se paralelisht me kërkesën tek Ivanov do të mbahet edhe një mbledhje e Kuvendit të Maqedonisë ku nga shumica parlamentare do të zgjidhet kryetari i Kuvendit që kësaj radhe do t?iu takojë shqiptarëve me qëllim që të shtyhen të gjitha ligjet dhe të cilat janë si rezultat i marrëveshjes për formimin e qeverisë. Mbrëmë në konferencë për shtyp kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pasi ka dalë nga takimi me Ahmetin ka sqaruar qëndrimet e partisë së tij. ?Gjatë takimi përcaktuam vijat kryesore ku do të drejtohet procesi i negocimit të qeverisë. u ngelet grupeve të punës që të gjejnë zgjidhet e duhura ligjore që nuk kërkojnë ndryshimin e kushtetutës dhe të njëjtat të jenë të realizueshme paraprakisht. dëshira ekziston, dallimet janë të vogla dhe shpresoj së shpejti do të arrihet marrëveshja. Edhe nisa diçka harrojmë të përfshijmë në marrëveshje, qeverisja nuk mbaron në ditën e votimit të qeverisë, përkundrazi, do të kemi kohë të plotësojmë të gjitha kërkesat që shihen si të arsyeshme.

Free Traffic Exchange